Vendosni fjalën kyçe....

Debate për fjalën, PS kërkon votimin e ministrave të rinj, ndërhyn Garda


Tensione në Kuvend. “Mollë sherri” është bërë fjala e deputetëve të opozitës. Teksa Peleshi ia dha fjalën Strazimirit, ky i fundit refuzoi ndërsa demokratë të tjerë kërkuan që të flisnin.

Kjo ka bërë që Peleshi t’ia heq fjalën dhe më pas deputetët e opozitës kanë zbarkuar në foltore.

Sapo kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për votimin e dekreteve për emërimin e ministrave të rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren. Duke marrë shkas nga tensionet, ka ndërhyrë Garda.

“Në frymën e Kushtetutës se shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë, më lejoni që në emër të grupit parlamentar të PS, ti falënderoj anëtarët e Këshillit të Ministrave që largohen nga qeveria për punën e tyre. U uroj suksese kolegëve që hyjnë ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030!”, tha Balla.