
Policia e Shkodrës finalizoi operacionin e koduar “Delivery”, duke goditur veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dy shtetas që qarkullonin me motomjet, duke tentuar të shisnin doza kanabisi. Kontrolli fizik ndaj 17-vjeçarit që drejtonte motomjetin dhe pasagjerit, M. M., 18 vjeç, zbuloi sasi të ndara në dhjetëra doza kanabisi, gati për shitje.
Kontrolli në banesën e M. M. zbuloi 280 doza të tjera kanabisi, një pushkë dhe një pistoletë, municion luftarak dhe 4 celularë. Në banesë ndodheshin edhe P. M., 20 vjeç (vëllai i tij), dhe Z. M., 36 vjeç (xhaxhai i tyre).
Si rezultat i veprimeve procedurale, u arrestuan M. M., Z. M. dhe 17-vjeçari i mitur, ndërsa P. M. u procedua në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.