Vendosni fjalën kyçe....

“PS po emëron e vetme të gjitha institucionet, balanca e pushteteve është zhdukur” – Bardhi


PD-ja ka shprehur shqetësim mbi emërimet në institucionet shtetërore nga ana e PS-së në mënyrë të njëanshme.

Kreu i grupit parlamentar Bardhi shkruan se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, nga nja republikë parlamentare në shtet njëpartiak.

Ai thekson se kjo sjellje e socialistëve dhe qeverisë Rama po e largon vendin nga BE-ja.

“Shqipëria në drejtimin e gabuar: Nga demokraci parlamentare drejt shtetit njëpartiak

Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë. Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak. Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!” – shkruan Bardhi.