Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë, arrestohet në Tropojë Gazment Buçpapaj


Gazment Buçpapaj, i dyshuar për vrasjen e Egli Pashollarit në Tiranë pak ditë më parë, është arrestuar në Tropojë.

Ai fshihej në një banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 shkurt në rrugën “Kongresi i Lushnjës” ku viktima dhe autori i dyshuar u përplasën për bllokimin e rrugës nga Pashollari.

Fillimisht 32-vjeçari e Buçpapaj u përplasën me fjalë më pas u përleshën fizikisht me Buçpapën që qëlloi me thikë në shpinë.

Njoftimi

“Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”. Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.”