
Kuvendi mblidhet sot në seancën e radhës plenare, e cila nis në orën 17:00. Në rendin e ditës parashikohen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, me kohë të ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve.
Sipas urdhrit nr. 15, datë 27.2.2026, të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, rendi i ditës përfshin:
Miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 19.2.2026.
Njoftime.
Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Në bazë të Rregullores së Kuvendit, koha për këto diskutime nuk mund të jetë më shumë se 4 orë dhe ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës. Brenda secilës palë, minutazhi shpërndahet në përpjesëtim me madhësinë e grupeve parlamentare dhe numrin e deputetëve të pavarur apo jashtë grupeve.
Minutazhi i përcaktuar është si më poshtë:
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 142 minuta
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 60 minuta
Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 12 minuta
Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 12 minuta
Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 16 minuta
Deputetët jashtë grupeve parlamentare do të kenë nga 2 minuta secili: Agron Shehaj, Ana Dajko, Besnik Brahimi, Erald Kapri, Mesila Doda, Redi Muçi, Shkurt Lasku dhe Tedi Mula.