Vendosni fjalën kyçe....

“Peleshi kyçi në kasafortë dosjen e SPAK-ut për Ballukun, s’do ta marrim vesh si ka vjedhur” – Shehaj


Deputeti i Partisë Mundësia Shehaj akuzoi kreun e Kuvendit Peleshi se mban në kasafortë dosjen e SPAK-ut kundër ish.zv-kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë përlolasjes së ashpër me deputetët e PS-së, kreu i Mundësisë shoi se Peleshi e socialustët nuk duan që deputetët e opozitës të marrin vesh si e sa ka vjedhur Balluku.

“Si mund të votojnë nëse nuk kanë dosjen që të kuptojnë nëse SPAK ka apo jo prova. S’mund të krijohet precedent që deputetët të votojnë pa ditur mbi çfarë të votojnë. Kryetari i Kuvendit nuk ka dhënë përgjigje, i kemi dërguar shkresë zyrtare, nëse mund të na vihet në dispozicion, por asnjë përgjigje. Një dosje që vjen nga SPAK për deputetët kryetari i Kuvendit ta fshehë në kasafortë, e papranueshme. Nuk do që deputetët të marrin vesh se si ka vjedhur Belinda Balluku”, tha ai.