Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Tiranë 19-vjeçarja e dënuar me 10 vite burg në Gjermani për narkotikë



Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, ka finalizuar fazën e 85-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të këtij operacioni, është kapur në Tiranë shtetasja gjermane Maryam Assaf, 19 vjeçe, e dënuar me 10 vite burgim në Gjermani për krime në fushën e narkotikëve.

Sipas Policisë, arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Forcës së Posaçme Operacionale dhe homologëve gjermanë. E reja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në qershor 2025 Gjykata e Hanoverit e kishte dënuar me 10 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i saj u krye me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.