
Ambasada gjermane në Tiranë ka mbështetur qëndrimin e delegacionit të BE-së lidhur me protestën e PD-së mbrëmjen e djeshme.
Ambasada shkruan në qëndrimin e saj se mbështet fuqimisht qëndrimin kritik të ambasadës së BE-së dhe se aktet ndaj dhunës dhe pronës nuk justifikojnë të drejtën për të protestuar.
“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit. Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.” – thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.