
Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë arrestuar nga policia.
Protesta u shoqërua me momente tensioni, teksa pjesëmarrësit marshuan në drejtim të disa institucioneve shtetërore. Gjatë lëvizjes pati hedhje molotovësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të forcave të rendit.
Policia ndërhyri duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e të ndaluarve, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi akuzat që do të ngrihen ndaj tyre.