
Rruga pranë liqenit të Gjinarit, një nga fshatrat turistikë më të vizituar, është dëmtuar nga rrëshqitja e tokës.
Kjo ka bërë që një pjesë e asfaltit të çahet duke rrezikuar jo pak banorët e zonës si dhe turistët që vizitojnë fshatin, shkruan Shqiptarja.
Dëmtimi i rrugës në fjalë vjen pas një seri dëmtimesh rrugësh në mbarë vendin ku më i rëndi mbetet ai pranë Arrave të Gurrës në fshatin Dragostunjë, që ka shkëputur krejtësisht lëvizjet drejt juglindjes së vendit, në Pogradec e Korçë.