Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat në një bar në SHBA


Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave masive në një bar në Austin, Teksas, herët të dielën, njoftoi policia.

I dyshuari u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në vendngjarje, thanë autoritetet, duke shtuar se 14 persona ndodhen në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e autorit dhe as nuk ka dhënë ndonjë koment mbi motivin e tij. Të shtënat masive në Shtetet e Bashkuara, vend që ka disa nga ligjet më lejuese për armët në botën e zhvilluar, janë më të shpeshta se në shumicën e vendeve të tjera, shkruan Reuters.