Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e sotme, ndërsa ka drejtuar akuza dhe paralajmërime të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Berisha dënoi përdorimin e forcës nga ana e policisë, duke pretenduar se është ushtruar dhunë “jashtë çdo shkaku” ndaj protestuesve.
Ai tha se, sipas tij, me urdhër të Ramës është “agresuar në mënyrë personale” deputeti Luçiano Boçi dhe se janë bërë përpjekje për t’i shkaktuar dëmtime në sy.
Sipas Berishës, forcat e rendit përdorën edhe mjete si topat e ujit, të cilët, sipas tij, u drejtuan ndaj tij gjatë protestës.
“Topat e ujit Rama i drejtoi drejt Berishës, por i them je i pashpresë o budalla o lëngaraq, ku ka topa që më lëkundin mua! Do të vijojë e pandalur dhe e fuqishme deri në fitore protesta. Nëse unë u them tani këtyre, për 25 minuta janë në Surrel”, u shpreh ai.
