Vendosni fjalën kyçe....

Durrës/ 23-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin


Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Një 23-vjeçar ka përplasur me automjet një 81-vjeçari që lëvizte në këmbë, i cili ka ndërruar jetë.

 “Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.