
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar detaje për protestën e opozitës që do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Berisha tha se protesta do të shndërrohet në një revoltë paqësore me “dimensione të reja” dhe se nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Do të ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja. Është e pandalshme deri në largimin e Ramës. E patë se si në fjalën e tij ai tejkaloi dhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gadafit dhe Fidel Kastros. Në fakt nëse e rikthen pas, kishin shqiptarët para një kufomë politike të pakallur. Ne do ta kallim atë. Do t’i japim vendin që meriton.”, tha ai.