Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare që do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe i kryeministrit Edi Rama.
Në reagimin e tij, ai shprehet: “Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.“
Sipas Bardhit, protesta e sotme është një moment për të treguar vendosmëri kundër korrupsionit.
“Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht,” shkruan ai.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën kombëtare para Kryeministrisë, duke theksuar se beteja kundër korrupsionit, sipas tij, rrezikon pushtetin e kryeministrit, por çliron ekonominë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.
