Vendosni fjalën kyçe....

“Në Portugali kishte ciklon, këtu tornado korrupsioni, 1.1 miliardë eurë te hedhura në rrugë” – Bardhi-Ramës


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili pak më herët postoi një video të një rruge të dëmtuar në Portugali.

Ai shkruan se në Portugali ka pasur ciklon ndërsa në Shqipëri ka pasur tornado korrupsioni. Bardhi shton se përpjekja për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyerje për shqiptarët.

“Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët. Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë. Pamjet nuk kanë nevojë për koment. P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg!” – shkruan Bardhi.