
Mësuesja 58-vjeçare që u shfaq duke fyer e dhunuar nxënësit e klasës 9-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia.
Mine Hasani u përjashtua nga sistemi arsimor pas videos së shfaqur në emisionin “Stop” teksa u bërtiste e shante nxënësit gjatë zhvillimit të një ore mësimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, pasi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se gjatë zhvillimit të procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve. Po punohet për kapjen e 58-vjeçares dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.