Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe në Portugali është prishur rruga” – Rama gjen një video dhe e poston


Kryeministri Rama ka postuar një video të një rruge në Portugali që është shkatërruar teksa rreket të ironizojë opozitën.

Ai shkruan se edhe atje është prishur rruga por atje opozita është në gjumë dhe nuk proteston si këtu.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!” – shkruan Rama në X.