
Muajt e fundit dhjetëra rrugë në vend kanë paraqitur probleme të rënda edhe pse një pjesë e tyre nuk kanë pak muaj që janë përuruar. Problemi më i rëndë dhe më më shumë ndikim deri tani është shembja e rrugës Elbasan-Librazhd pranë fshatit Dragostunjë që ka paralizuar krejt lëvizjen drejt dhe nga qarku i Korçës.
Makinat kanë pasur vështirësit të mëdha në lëvizje, sidomos ato të tonazhit të rëndë ndërsa nuk dihet ende se kur do nisë e do përfundojë rruga alternative që u premtua nga kreu i ARRSH-së sot.

Përveç kësaj rruge, ditët e fundit ka pasur çarje asfalti pse shembje e rrëshqitje terreni në pjesën Tepelenë-Memaliaj. Asfalti është çarë në disa vende ndërsa kompania koncesionare ka hedhur bitum dhe ka vënë tabela për orientimin e drejtuesve të mjeteve.
Shembje ka pasur edhe në rrugën Boboshticë-Dardhë. Në pjesën e dëmtuar mund të lëvizet vetëm në njërën korsi.
Unaza e qytetit të Burrelit ka pësuar çarje të shumta duke u bërë e pakalueshme për makinat.
Muaj më parë rruga Korçë-Ersekë pësoi deformime të shumta e rrëshqitje dherash duke çuar në nisje të hetimeve nga ana e prokurorisë. Ajo nuk kishte pak muaj që ishtë përuruar.

Rruga Korçë-Qafë Plloçë e përuruar vetëm pak muaj më parë u bllokua dy herë brenda pak ditësh. Në të dyja rastet ajo u bë e pakalueshme për disa ditë njëherë pas rrëshqitjes së një masivi shkëmbor dhe herën tjetër nga rrëshqitja e dherave.
Rruga Lumi i Vlorës-Himarë pësoi çarje në asfalt pak kohë pasi ishte përuruar.
Tuneli i Llogarasë, i cili është një nga tunelët më të mëdhenj të rinj në vend, ka pasur raporte për probleme me rrjedhje uji dhe defekte në sistemet ndërtimore gjatë sezonit të dimrit.
Autoritetet shtetërore ia kanë lënë fajin për problemet me rrugët shiut që ka rënë në vend.




