Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e rrugës në “Arrat e Gurres” izolon mësues e mjekë në zonën e Librazhdit



Shembja e rrugës në vendin e njohur si “Arrat e Gurres”, në zonën e Librazhd, ka lënë të bllokuar disa mësues, infermierë dhe mjekë, të cilët nuk kanë mundur të paraqiten në vendet e tyre të punës.

Dëmtimi i segmentit rrugor ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke e bërë të pakalueshme rrugën si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët. Për rrjedhojë, stafi arsimor dhe shëndetësor që shërben në fshatrat përreth ka mbetur i izoluar.

Banorët shprehen të shqetësuar, pasi përveç vështirësive në lëvizjen e përditshme, problem serioz mbetet edhe qasja në shërbimet bazë, veçanërisht ato shëndetësore.

Kujtohet se një ditë më parë ishte planifikuar rihapja e aksit Librazhd-Prrenjas, por për shkak të rrëshqitjeve të reja, rruga u bllokua sërish.