Vendosni fjalën kyçe....

Mediu pas seancës gjyqësore për masakrën e Gërdecit: S’mund të vazhdojë një proces me aludime


Pas përfundimit të seancës se radhës për masakrën e Gërdecit që u mbajt ditën e sotme, Fatmir Mediu dha një prononcim për gazetarët, ku u shpreh se një proces nuk mund të vazhdojë me aludime.

Mediu shtoi se prokuroria nuk ka sjellë prova, por vetëm akte.

“Ato që pretendon prokuroria si prova s’kanë lidhje me ministrin. Unë nuk gjykohem për shpërthimin në Gërdec, unë gjykohem për shpërdorim detyre.

S’ka akt ligjor kushtetues që ministri mund të ketë bërë shpërdorim detyre. Ekpsertët amerikanë kanë deklaruar qartë se është i papërcaktuar shkaku i shpërthimit.

S’mund të vazhdojë një proces me aludime pa provuar se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Mediu.