Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.

Në një postim në rrjetin social X, ai njoftoi se ka takuar Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, me të cilin ka diskutuar për integrimin evropian, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.