
Interi e ka pësuar edhe në fushën e tij duke u turpëruar prej Bodo Glimtit 1-2 duke u skualifikuar nga Liga e Kampionëve. Zikaltërve nuk u ka mbetur gjë tjetër veç të përqendrohen te Seria A ku janë ndër favoritët për titullin.
Anglezët e Njukasëllit e kishin zgjidhur që në vajtje kualifikimin në atë fitore tenistike ndaj azerëve të Karabakut 6-1, megjithatë edhe para tifozëve të tyre nuk zhgënjyen duke u kualifikuar në çerekfinale.
Atletiko e Madridit shpartalloi Klab Bryzhin 4-1 në Spanjë dhe pas barazimit në Belgjikë, janë në çerekfinale.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Leverkuzen e Olimpikos u ndanë në paqe 0-0. Megjithatë ekipi gjerman kishte fituar në Greqi 2-0 kështu që shkon më tej.