Vendosni fjalën kyçe....

Grabiten dy persona në Selanik, arrestohen tre të rinj



Tre të rinj janë arrestuar në Selanik pasi akuzohen për grabitjen e dy këmbësorëve, të cilët i kanë kërcënuar me shkopinj gome dhe me armë.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë dy shtetas grekë të moshës 18 dhe 19 vjeç, si dhe një 19-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.