Vendosni fjalën kyçe....

Çahet rruga Boboshticë-Dardhë (Video)


Mëngjesin e sotëm, rruga Boboshticë-Dardhë është çarë në një pjesë të saj.

Kjo ka bërë që lëvizja e makinave të bëhet në njërën korsi. Çarja pritet të ndikojë në lëvizjen e tuiristëve që vizitojnë zonën sidomos gjatë fundjavës dhe sezonit dimëror.

Në zonë janë vënë disa tabela paralajmëruese, shkruan Syri.

Çarja e rrugës që të çon në Dardhë vjen pas një serie çarjesh e shembje rrugësh në juglindje të vendit.