Vendosni fjalën kyçe....

Alarm për bombë në shkollat e Tetovës



Alarmet për mjete shpërthyese janë rikthyer në Tetovë. Autoritetet bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm janë regjistruar kërcënime për bombë në disa shkolla fillore dhe të mesme të qytetit.

Ekipet e policisë ndodhen në terren dhe kanë nisur kontrollet, ndërsa nxënësit janë evakuuar nga ambientet e shkollave, në përputhje me protokollet e sigurisë.

Kujtohet se alarme të ngjashme pati edhe një ditë më parë në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, të cilat pas verifikimeve rezultuan të jenë të rreme.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur burimin e këtyre kërcënimeve dhe për të garantuar sigurinë në institucionet arsimore.