
Studentë në Tehran kanë dalë në protestë kundër regjimit, sipas raportimeve të mediave opozitare iraniane, të cituara nga YNet.
Kanalet e opozitës, përfshirë Iran International dhe Tousi TV, bëjnë të ditur se studentë nga Amirkabir University of Technology kanë protestuar dhe kanë bllokuar një rrugë pranë kampusit universitar. Pamje të shpërndara në rrjet tregojnë studentët duke u larguar nga zona ndërsa brohorasin: “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.”
Sipas të njëjtave burime, protestë është zhvilluar edhe në Sharif University of Technology, ku raportohet se janë dëgjuar thirrje “Vdekje Khameneit”, në referencë ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Një tjetër raportim nga Iran International thekson se protestë është mbajtur edhe në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Mashhad, ku studentët kanë brohoritur “Liri”.
Deri më tani nuk ka reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këto zhvillime.