Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes. Trump shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani. Instituti amerikan i Paqes në Uashington mirëpret sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump.
Pjesë e takimit janë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, dhe Kosova nga Vjosa Osmani.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministri Ervin Demon në Uashington, ku do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes krah presidenti Donald Trump.
Ka qenë ministri Demo që ka ndarë një foto me Ramën, krah së cilës shkruan “Krenar për Shqipërinë, Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.”