
PD-ja e Beratit u ka bërë thirrje anëtarëve që të mos paraqiten në takimin e nesërm me ish-deputetin Ervin Salianji.
Në njoftimin dërguar anëtarësisë, dega e PD-së thekson se Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia dhe me ndihmën e segmenteve kriminale po organizon takim me agjendë private.
“I dashur anëtar i PD Berat,
Nesër, Ervin Salianji, i vetëpërjashtuar nga PD, po përpiqet, me ndihmën e segmenteve të pushtetit dhe segmenteve të krimit të organizuar lokal, të organizojë një takim me një agjendë tërësisht private. Ky takim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, por është në shërbim të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Dega e PD Berat ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni nga ky aktivitet me agjendë qeveritare. Ju faleminderit”, thuhet në njoftim.