
Dyshohet se disa persona janë lënduar pas raporteve për një shpërthim në një kishë në SHBA. Pamje rrëqethëse nga vendngjarja tregojnë kishën “Abundant Life” në Boonville të përfshirë nga flakët, me një tym të zi dhe të dendur që ngrihet në ajër.
Sipas medias lokale ËIBX950, në vendngjarje morën pjesë departamentet e zjarrfikësve nga Boonville, Remsen, Barneveld dhe Stittville, së bashku me ambulancën e Boonville, mjekët e “North Star” dhe oficerë policie, shkruan Express.
Raporte të pakonfirmuara tregojnë se në zonë është ndjerë erë gazi, por zyrtarët nuk kanë ndarë ende detaje mbi natyrën e saktë të incidentit.
Ekziston frika se shumë njerëz janë lënduar, me raporte që sugjerojnë se mund të ketë nga 3 deri në 13 viktima (të lënduar ose të vdekur).