Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Balluku ma ka dorëzuar tri herë dorëheqjen dhe e kam refuzuar


Kryeministri Edi Rama deklaroi se  Balluku, i ka dorëzuar tri herë dorëheqjen, por ai i ka refuzuar të gjitha.

Sipas Ramës, dorëheqja nuk mund të dorëzohet nën presionin e një “fuqie që ka hyrë në territorin e pushtetit ekzekutiv”.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar tri herë dorëheqjen. I kam atje në dosje, tri herë.

Një herë kur iu ngrit akuza, hera e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim dhe tri herë e kam refuzuar unë dorëheqjen.

Dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv, nuk ka!

I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë gjithë atë baltë mbi fytyrë sepse unë nuk e pranoj deri kur të plotësohen kushtet dhe se kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor.

Nëse do të hyni në klëtë logjikë, do t’i hapni rrugë një historie që do të dëmtonte seriozisht kapacitetin e pushtetit ekzekutiv për të qeverisur”, tha Rama.