Vendosni fjalën kyçe....

31 të proceduar, 325 gjoba javën e shkuar nga Rrugorja e Tiranës


325 gjoba janë vënë nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 31 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht gjatë javës së shkuar.

Masat janë vënë për shkelje të ndryshme si mosrespektim i radhës në trafik, pengim i lëvizjes, lëvizje tej normave të lejuara si dhe drejtim makine nën ndikimin e alkoolit.

“325 masa administrative dhe 31 procedime penale gjatë javës së fundit ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët rrezikuan sigurinë në rrugë dhe/ose penguan lëvizjen.Konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore  dhe me përdorimin e pajisjeve logjistike bashkëkohore.Objektivat madhorë të planit të masave janë parandalimi i ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe parandalimi i kaosit në trafik.

Konkretisht:-për mosrespektim të radhës në trafik, u vendosën 120 masa;

-për pengim/bllokim të lëvizjes si pasojë e ndalimeve/pushimeve të gabuara të automjeteve, janë ngritur me karrotrec 98 automjete;

-për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, u vendosën 64 masa;

-për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, u vendosën 43 masa.

Policia Rrugore apelon sërish për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit.Gjithashtu, fton qytetarët të njoftojnë menjëherë Policinë për çdo shkelje të rregullave që konstatojnë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe konform parashikimeve ligjore.” – thuhet në njoftimin e Rrugores.