
Deputetja e partisë së majtë Die Linke në parlamentin gjerman ka trazuar rrjetet sociale pasi u kap duke zbritur nga një makinë luksoze “Audi A8” me vlerë rreth 100 mijë euro.
Ajo ka qenë ndër zërat më të ashpër për sa i përket taksimit të më pasurve në Gjermani.
Po kështu ajo është ndër luftëtaret më të thekura kundër ndryshimeve klimatike.
Rasti është cilësuar nga kritikët si një rast klasik hipokrizie, pasi Reichinnek, si përfaqësuese e krahut të majtë, bën fushatë aktive kundër pasurisë së tepërt dhe mbron kauzën e rishpërndarjes së të ardhurave.
Përdorimi i një makine të tillë luksoze dhe me emetime të larta konsiderohet në kundërshtim me parimet politike që ajo përfaqëson publikisht.