
Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës në “Air Albania” duke e ngushtuar disi largësinë nga vendi i katërt që është edhe objektivi sezonal.
Të kuqtë shënuan dy gola ndaj bardhebluve që po kalojnë një krizë të thellë këtë sezon.
Tirana është aktualisht në zonën e ftohtë megjithatë sezoni është ende i gjatë e kësisoj e ka të gjithë mundësinë të shmangë rënien një kategori më poshtë.