
Fluksi i lartë i mjeteve që kthehen drejt kryeqytetit pas fundjavës ka shkaktuar kaos në aksin Librazhd-Elbasan.
Pasditja e sotme ka regjistruar radhë kilometrike dhe lëvizje tejet të ngadaltë, sidomos në segmentet ku rruga ngushtohet.
Kjo situatë, tashmë e kthyer në një fenomen të përsëritur, ka detyruar drejtuesit e mjeteve të presin me orë të tëra në radhë.