Vendosni fjalën kyçe....

U rrëmbye nga babai bashkë më vëllanë e mitur, riatdhesohet pas 12 vitesh në kampin në Siri Eva Dumani


Ministria e Jashtme dha hollësi mbi opereacionin e riatdhesimit nga një kamp në Siri të Eva Dumanit, e cila ishte marrë me vete atje nga i ati 12 vite më parë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, operacioni ishte mundësuar nga bashkëpunimi mes disa institucioneve të shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv. MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve.” – thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Eva Dumani 9 vjeç dhe i vëllai, 7 vjeç, u morën më vete në Siri nga i ati. Ata u larguan drejt Malit të Zi fillimisht dhe më pas i ati, Shkëlzen Dumani i mori më vete në Siri, ku iu bashkua luftës civile të atjeshme mes grupeve rebele dhe qeverisë së Basharee Al Asad. Dumani humbi jetën gjatë luftimeve dhe vëlla e motër, përfunduan në kampin e Al Hol.

Më 26 tetor të vitit 2020, qeveria shqiptare nisi operacionin për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Një proces i vështirë, edhe të partnerëve ndërkombëtarë, që mundi të sjellë në atdhe vetëm Endri Dumanin dhe ta bashkojë atë me nënën,  bashkë me 4 anëtarë të familjes Rasha.