Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama nuk mbron Lubinë, por veten, Ballukun do ta kishte eliminuar



Kreu i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur zëvendëskryeministren Belinda Balluku lidhen me mbrojtjen e vetes së tij.

Sipas Berishës, në çdo firmë të hedhur nga Balluku për tendera ndodhet edhe firma e Ramës, çka, sipas tij, e bën kryeministrin të ekspozuar përballë përgjegjësive ligjore.

“Nuk mbron Lubinë por veten. Për Lubinë në mesnatë vaj të nxehtë dhe plumb të shkrirë i hidhte në vesh. Do ta kishte eliminuar. Po mbron veten sepse në çdo firmë të Lubisë është firma e tij. Ai ndaj po bën ligjin tani, ligj që kryeministri nuk mund të pezullohet, kjo tregon ku e ka lepurin ai”, u shpreh Berisha.