Vendosni fjalën kyçe....

AKU bllokon mbi 4 ton produkte bulmeti në Fier, gjobë 250 mijë lekë për subjektin



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun Fier.

Gjatë inspektimit, trupa kontrolluese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP) dhe tregtonte produkte pa etiketë.

Për këto shkelje u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të konsideruara të pasigurta, konkretisht:

  • 1400 kg krem gjalpi

  • 2415 kg mocarela

  • 90 kg gjalpë i freskët lope

  • 100 kg gjizë

  • 18 kg mocarela (kova)

Në total, u bllokuan mbi 4 ton produkte bulmeti.

Ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën 250.000 lekë, ndërsa produktet e bllokuara do të asgjësohen.

AKU garanton se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët të raportojnë çdo rast të cenimit të sigurisë ushqimore në adresën zyrtare info@aku.gov.al ose në numrin e gjelbër 08007575.