
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se nevojitet “një strategji e re” për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të Bashkimi Evropian dhe për të afruar më shumë vende drejt anëtarësimit.
Ai iu përgjigj një pyetjeje të presidentit të Mal i Zi, Jakov Milatović, i cili ngriti çështjen nëse zgjerimi i BE-së mund ta bëjë Evropën më konkurruese në nivel global, përcjell DW.
“Po”, u përgjigj Merz. “Ne u kemi premtuar shumë vendeve anëtarësimin në Bashkimin Evropian… dhe sinqerisht po ndihem gjithnjë e më i pakëndshëm me qasjen tonë ndaj vendeve tuaja.”
Mali i Zi është aktualisht një nga nëntë vendet kandidate zyrtare që synojnë t’i bashkohen BE-së.
“Nuk dua t’ju humbasim”, shtoi Merz. “Ju jeni pjesë e kontinentit evropian dhe për rrjedhojë jeni potencialisht pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe e di që për këtë ka konsensus.”
Kancelari gjerman theksoi se shpreson që në muajin prill të hidhen hapat e radhës drejt anëtarësimit, me qëllim afrimin gradual të vendeve si Mali i Zi “gjithnjë e më pranë Bashkimit Evropian dhe në fund si anëtarë të tij”.