
Engjëll Agaçi është dorëhequr si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë pas 13 vitesh në detyrë.
Vendin e tij e ka marrë Elsonida Rama, e cila deri tani ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, shkruan Shqiptarja.
Shefe e re e kabinetit të kryeministrit Rama është emëruar Vilma Guri, e cila më parë ka qenë drejtoreshë e Dapartamentit të Administratës Publike.
Emrat janë prezantuar gjatë takimit 5 orësh të kryeministrit Rama me anëtarët e qeverisë.

Majtas Vilma Guri, djathtas Elsonida Rama