
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka ironizuar Policinë e Shtetit pas procedimit të tij për protestën e 10 shkurtit, ndërkohë që ai ishte në SHBA.
Ai tha se është krejt qesharake dhe absurde që është proceduar ndërkohë që nuk ka qenë i pranishëm fare.
“Kam qenë në SHBA përpara se të caktohej data e protestës. Nuk e kam ditur fare datën dhe nuk kam pasur mundësi të gjej biletë për t’u kthyer një ditë më parë nga Michigani, pasi nuk kishte fluturime. Madje e kam pasur peng që nuk isha në protestë. I ftoj ta çojnë dosjen ndaj meje në SPAK. Çdo zyrtar që pretendon se ka qoftë edhe indicien më të vogël për shkelje ligji nga ana ime, le të më vërë para përgjegjësisë. Por nëse bëhen goditje politike si kjo, jo vetëm që nuk më zmbrapsin, por do të jem në rresht të parë në protestën e 20 shkurtit.” – tha Këlliçi.