
Gazetari Berat Buzhala ka godtur me grusht Albatros Rexhajn pas një debati në studion e Opinion.
Ndërsa po diskutohej gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Buzhala e Rexhaj shkëmbyen disa replika para se Buzhala të ngrihej në këmbë e t’i vërsulej Rexhajt duke e goditur.
Vetëm pas ndërhyrjes së drejtuesit të emisionit Fevziu, duket se sherri u shua.
Replikat
Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kialu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, vju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet).