
Deputeti Agron Shehaj u kërkoi socialistëve që të votojnë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Gjatë seancës parlamentare, kreu i Partisë Mundësia tha se qeveria e PS-së është më e korruptuara ndonjëherë ndërsa i paralajmëroi se nuk do ia dalin dot që të ndryshojnë ligjet për të shpëtuar Edi Ramën dhe ministrat e korruptuar.
“Ore pak turp nuk keni ju. Ore pak turp. Po si ore mund të ndryshoni ligjin për të shpëtuar Kryeministrin nga pezullimi. Po si mund ta ndryshoni. Nuk i shikoni. Kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me opozitarët, por edhe me socialistët. Edhe socialistët, edhe votuesit tuaj i duan të korruptuarit para drejtësisë. Nuk e duan Belindën aty as ata, e kuptoni apo jo. Po si, mund të ndryshoni ligjin për të shpëtuar Edi Ramën dhe ministrat, që mos të pezullohen. Që të vazhdojnë të vjedhin, mos të pezullohen, pavarësisht vendimit të Gjykatës. Si s’ju vjen turp njëherë. Jeni me të korruptuarit, hiqni dorë, se s’keni për t’ia dalë. Nuk keni për t’ia dalë.” – tha Shehaj.