Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe Rama është nën hetim, me rënien e Ballukut bie alibia e tij” – Këlliçi


Deputeti i PD-së Këlliçi tha mbrëmjen e sotme se ka mbështetur SPAK-un dhe prokurorin Dritan Prençi për hetimet ndaj zv.kryeministres Balluku pavarësisht kritikave ndaj tij lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Ai shtoi se Këshilli i Mandateve ka mjaftueshëm prova për t’ia hequr mandatin Ballukut ndërsa theksoi se kjo e fundit është kapur në një rast flagrant korrupsioni dhe duke kërcënuar vartësit.

Këlliçi tha më tej se në dijeninë e tij edhe Rama është nën hetim dhe mbrojtja që po i bën Ballukut është në fakt mbrojtje ndaj vetes.

“Kemi të bëjmë me një proces, që janë bërë të qarta deri tani aq prova sa duhet nga organi  akuzës, saqë unë mund të kem shumë kritika për SPAK por hyj tek ata që kanë mbështetur edhe veprimin e prokurorit Dritan Prençi që për vite me radhë ka qenë i kritikuar publikisht nga unë për ngadalësimin e hetimit për inceneratorit të Tiranës por në rastin e Ballukut ka bërë një punë për t’u përshëndetuar.

Për të paraqitur provat apo për të justifikuar kërkesën e tyre në Këshillin e Mandateve në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe lejimin e pezullimit të Ballukut, SPAK ka dhënë aq prova sa mendon se duhet ti ketë Këshillii Mandateve. Dhe me cfarë kemi parë në dosje, përvecc komunikimeve që janë të faktuar, ajo thërret vartësit e saj që kanë dëshmuar kundër saj dhe i kërcënon për të ndryshuar dëshmitë.

Nga të gjitha të dhënat kemi të bëjmë me një rast flagrant korrupsioni, me një zyrtar i kapur në vjedhje që kërcënon vartësit dhe në të drejtën e tyre ligjore, SPAK thotë se unë dua ta pezulloj sepse ajo mund të prishë provat duke ndërhyrë në protokoll, derisa të shkojë në gjykatë. Me rënien e Ballukut, bie alibia e tij, ndaj ai po vendos një precedent derisa t’i vijë dita të gjykohet, në dijeninë time është në hetim, dosja e inceneratorit të Tiranës, bonusi 8% që i ka dhënë një kompanie me firmën e tij që themelohet 8 muaj më vonë, dosja e EcoParkut që janë në SPAK. Rama po vendos precedent që nuk lejon pezullimin nga detyra të Ballukut.” – tha Këlliçi në News24.