
Kërcënimin më të madh për vendin e ka quajtur kreu i PD-së Berisha kryeministrin Rama.
Në fjalën e tij para mijëra demokratëve e qytetarëve të mbledhur në protestë, kryedemokrati tha se Rama bëri grusht shteti duke bllokuar e duke i bërë presion Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun.
“Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që të mblidhemi në këtë shesh në kushte ndër më alarmantet. Jemi një vend I bekuar me pasuri të jashtëzakonshme por edhe me tradita të mrekullueshme brez pas brezi, shekull pas shekulli. Por ne kemi përjetuar shekuj pa shekujsh mallkime, kemi provuar armiq të pamëshirë ndaj nesh. Kemi çdo dokument që fakton farsën zgjedhore të 11 majit. E kemi quajtur narkoshtet sepse i tillë është. Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që kalon regjimi stalinist të Enver Hoxhës. Edi Rama prej dy muajsh përdori pushtetin e ekzekutivit dhe legjislativit për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese dhe për të mbrojtur bashkëhajduten, lubi Ballukun.” – tha Berisha.