
Para nisjes për në Bruksel, kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar, ku pjesëmarrëse është edhe deputetja Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht me status vetëm deputeti.
Mbledhja zhvillohet pas shprehjes së gjyqtarëve të Kushtetueses dhe përpara se Komisioni i Mandateve të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, me qëllim arrestimin e saj.
Rreth orës 14:00, kryeministri Rama do të niset drejt Brukselit, ku pritet të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.