Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Momenti spektakolar në Itali, grabitet furgoni i blinduar plot me euro


Një furgon i blinduar që transportonte euro u grabit mëngjesin e sotëm përgjatë superstradës SS613 në Itali, midis Brindisit dhe Leçes në provincën e Puglias.

Grabitësit bllokuan rrugën duke i vënë flakën një automjeti, gjë që paralizoi trafikun në dy anët e tij.

Mediat italiane raportuan për të shtëna me armë gjatë incidentit dhe të paktën dy të dyshuar janë ndaluar gjatë aksionit të mëvonshëm policor.

Furgoni me euro u detyrua të ndalonte gjatë grabitjes, ndërsa grabitësit u përleshën me Jarabienrët para se të shpërthenin me eksploziv derën e mjetit të blindurar. Është ende e paqartë nëse grabitësit arritën të merrnin paratë me disa raporte fillestare që sugjerojnë se furgoni mund të mos jetë grabitur plotësisht, ndoshta për shkak të sistemeve të sigurisë ose ndërhyrjes së policisë.

SS613 është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet ndërsa autoritetet menaxhojnë trafikun dhe kryejnë hetime.

Falë përgjigjes efektive të karabinierëve, dy anëtarë të komandos u ndaluan. Autoritetet i kanë identifikuar të dyshuarit si dy burra me origjinë nga Foggia, të cilët besohet se janë pjesë e grupit të zjarrit përgjegjës për sulmin, shkruan Ilgazzettino.

Arrestimet ndodhën pas një operacioni të menjëhershëm kërkimi, i cili përfshiu vendosjen e patrullave të shumta dhe përdorimin e mjeteve mbështetëse për të gjurmuar anëtarët e tjerë të bandës.