Vendosni fjalën kyçe....

Kapri: Vendimi i Kushtetueses mbyll karrierën e Ballukut, tani varet fati i Ramës



Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, komentoi në News24 vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për kundërshtimin e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, masë e kërkuar nga SPAK.

Sipas Kaprit, vendimi shënon përfundimin e karrierës politike të Ballukut dhe zhvendos betejën politike tek kryeministri. “Balluku e mbylli karrierën politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tani bëhet fjalë për fatin e Ramës”, tha ai.

Kapri shtoi se Rama po përdor çdo mjet për të mbrojtur veten përballë drejtësisë dhe se paralajmërimet për ndryshime ligjore janë të pafrytshme. “Nëse gjykata e sheh të arsyeshme që një ministër apo kryeministri mund të ndikojë në drejtësi ose të prishë prova, ata mund të pezullohen nga detyra. Edhe nëse mazhoranca do të votonte ndryshime në Kodin Penal, ato nuk do të kishin efekt praktik”, theksoi deputeti.