
Kryeministri Rama ka komentuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për dënimin me 45 vite burg të ish-presidentit të Kosovës e njërit prej drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi dhe katër bashkëluftëtarëve të tjerë.
Ai shkruan se nuk ka asnjë fill logjik për kërkesën e prokurorisë.
“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!” – shkruan Rama.