
Dy makina janë gjetur nga policia e Vlorës, që dyshon se ato do përdoreshin për ngjarje kriminale.
Mjetet u gjetën në fshatin Babicë e madhe, në një ullishte. Makinat e zbuluara janë një “Nissan” dhe një “Audi Q5”, të dyja me targa të huaja.
Po ashtu, u gjetën edhe tre bidona me lëndë djegëse (benzinë).
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se automjetet e sekuestruara do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Automjetet dhe provat e tjera materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.